Pas 3 dekadave, ende ka ish të përndjekur politikë që nuk kanë marrë dëmshpërbilimin
Kur kanë kaluar 3 dekada nga rënia e regjimit komunist, duket që ka ende subjekte të cilët nuk kanë marrë dëmshpërblimin financiar për vuajtjet e tyre gjatë këtij regjimi.
Qeveria miratoi sot dëmshpërblimin financiar për 54 subjekte.
“Subjekte që përfitojnë janë ato që kanë vuajtur dënime kapitale në regjimin komunist kanë qenë të izoluar në hetuesi apo nën efektin e masave mjekësore apo psikiatrike por dhe familjarët që përmbushin kriteret sipas ligjit” tha Manja pas mbledhjes së qeverisë.
Por ka dosje të tjera që ende nuk janë shqyrtuar.
“Është vendimi i 29-të që kemi kaluar do të ketë edhe vendime të tjera sapo ministria e Drejtësisë të përfundojë shqyrtimin e dosjeve që gjenden të depozituara në ministri” tha Manja.
Masa do të paguhet në këste e shtrirë në ato kufij kohorë që parashikon ligji.