Amerikanët urojnë britanikët, Biden për Sunak: Pikë kthesë dhe befasues për mirë

Gjatë festës hindu Diwali, presidenti amerikan Biden ka përshëndetur me fjalë të ngrohta ardhjen e Rishi Sunak në krye të qeverisë britanike. Është befasuese për mirë dhe pikë kthesë, tha shefi i zyrës Ovale.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte një urim të vecantë për miqtë dhe aletatët britanikë me ardhjen e kryeministrit të ri Sunak në zyrë.

Gjatë festës hindu Diëali, Biden tha se është pikë kthesë dhe befasuese për mirë që në “10 Downing Street” do të shkojë Rishi Sunak.

Amerikanët dhe britanikët kanë marrëdhënie të ngushta me njëri – tjetrin dhe sfidat që i presin përpara janë të ngjashme.

Lufta në Ukrainë dhe sfida gjeopolitike e Kinës i ka afruar edhe më shumë dy aletatët.

Amerikanët presin dhe anlistët janë të sigurtë se Sunaku, ish-ministër britanik i financave dhe ish-kancelar do të jetë më afër amerikanëve në sfidat e ardhshme dhe do të bashkërendojë me ta shumë lëizje. Ai ka studiuar në Amerikë më herët, në Stanford.

Sunak është lideri i parë me ngjyrë në vend dhe i pari hindu që do të shërbejë në postin e kryeministrit. 

Amerikanët kanë shtyrë gjithnjë përpara agjendën e të drejtave të njeriut ndërsa kanë investuar gjithnjë e më shumë në infrastrukturën ndërkombëtare që të gjithë të kenë shance të barabarta, pavarësisht prejardhjes.