Goditën me patate dy qytetarë me skuter, njëri u verbua
Dy të rinj janë në gjykatë sepse akuzohen se qëlluan me patate drejt 2 personave që udhëtonin me skuter elektrik, njërin prej të cilëve e lanë të verbër me një sy.
Trent Phillip Green, 19 vjeç dhe Brandon John Nutu Micicoi, 20 vjeç, janë të dy të akuzuar për një sërë veprash, duke përfshirë "shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore’, për sulmin e supozuar pranë Mettams Pool në Trigg, në veri të Perthit, Australi, rreth orës 9:30 të mëngjesit të 20 maj të këtij viti.
Patatet dyshohet se u hodhën drejt njerëzve nga një makinë që kalonte në West Coast Drive.
Një 28-vjeçar pësoi frakturë në krah dhe lëndime në fytyrë, të cilat kërkonin edhe ndërhyrje kirurgjikale për të hequr syrin, tha policia.
Ata u arrestuan këtë javë pas një hetimi policor.
Inspektori Brett Baddock tha se "akti i rrezikshëm" ishte planifikuar, por nuk kishte në shënjestër asnjë individ.
“Duket se të rinjtë menduan se do të ishte argëtuese të përdoreshin patatet si predha që synonin njerëzit të cilët merren me biznesin e tyre dhe shijojnë vijën tonë bregdetare,” tha ai.
“Ajo ç’ka ata e quajtën argëtim ka përfunduar në tragjedi, me viktimën i cili humbi njërin sy.”
Përveç akuzës për dëmtim të rëndë trupor, z. Green përballet me akuzat për akte që mund të ‘rrezikojnë jetën, shëndetin ose sigurinë e çdo personi’, si dhe një akuzë për ‘posedim të një arme të ndaluar’.
Micicoi është akuzuar gjithashtu për akte që mund të ‘rrezikojnë jetën, shëndetin ose sigurinë e çdo personi’, si dhe tre akuza si ‘bashkëpunëtor në sulm’.