Turbulenca të fuqishme ajri godasin avionin, 271 pasagjerë në terror, 12 të plagosur

Një fluturim u kthye në kaos kur u godit nga turbulenca ajri që tronditën pasagjerët, teksa ata të frikësuar bërtisnin e kapeshin pas ndenjesve.

Një prej tyre për shkak të lëkundjeve theu hundën në tavanin e avionit nga përplasja.

Fluturimi i Aerolíneas Argentinas AR1133 për në Buenos Aires u ngrit në orën 20:21 më 18 tetor nga Madridi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por avioni me 271 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit u prek nga turbulencat e forta në fluturimin 12-orësh jashtë brigjeve të Brazilit.

Avioni i pasagjerëve ishte rreth në 11,500 metra mbi Atlantik gjatë turbulencave.

Aerolíneas Argentinas tha se në kohën e turbulencës, shenjat e rripave të sigurimit ishin vendosur dhe një njoftim ishte bërë.

Por disa pasagjerë që kërkonin rripat e sigurimit ose ata që ishin të papërgatitur në atë moment, u përplasën dhe disa goditën tavanin.

Karrocat dhe çantat u derdhën nëpër kabinë kur u hapën ndarjet e bagazheve të dorës.

Të paktën 12 persona u plagosën dhe tre prej tyre më vonë u shtruan në spital me lëndime të rënda. Njëri mbeti me hundë të thyer, sipas Daily Mail.

Fluturimi u ul në Buenos Aires katër orë e gjysmë pas turbulencës.

Pasagjerët që kanë pësuar lëndime janë dërguar në spital.

Turbulenca të fuqishme ajri godasin avionin, 271 pasagjerë në