VIDEO/ Një tjetër vepër arti sulmohet nga aktivistët, kësaj rradhe me pure patatesh
Një çift aktivistësh hodhën pure patatesh të dielën në një pikturë të Claude Monet në një muze gjerman për të protestuar ndaj ndryshimeve klimatike.
Dy aktivistët nga grupi Last Generation shihen në video duke hedhur purenë mbi "Les Meules" të Monet, në Muzeun Barberini të Potsdamit, më pas duke ngjitur duart në murin poshtë pikturës.
"Ne e bëjmë këtë për shtetin dhe publikun," shkroi grupi më vonë në Twitter së bashku me një video të incidentit.
"Nëse duhet një pikturë me pure patatesh ose supë me domate, për ta bërë shoqërinë të kujtojë se kursi i karburanteve fosile po na vret të gjithëve, atëherë ne do t'ju hedhim pure patatesh në pikturë!"
Në total, katër persona janë përfshirë në incident, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa.
Ambientalistët hedhin supën me domate në pikturën "Sunflowers" të VAN GOGH
Muzeu Barberini tha më vonë të dielën se për shkak se piktura ishte e mbyllur në xham, pureja e patateve nuk shkaktoi ndonjë dëm. Piktura, pjesë e serisë "Haystacks" të Monet, pritet të shfaqet sërish të mërkurën.
"Ndërsa e kuptoj shqetësimin urgjent të aktivistëve përballë katastrofës klimatike, jam i tronditur nga mjetet me të cilat ata po përpiqen t'u japin peshë kërkesave të tyre," tha në një deklaratë drejtori i muzeut Ortrud Westheider.
Policia tha për DPA se i është përgjigjur incidentit. “Gjenerata e fundit” postoi në Twitter më vonë se aktivistët, "Mirjam dhe Benjamin", janë dërguar në burg pa detaje të mëtejshme.
Piktura e Monet është vepra më e fundit e artit në një muze nëpërmjet të cilës synohet tërheqja e vëmendjes ndaj ngrohjes globale nga aktivistët për mbrojtjen e klimës.
Grupi britanik “Just Stop Oil” hodhi supë me domate në "Sunflowers" të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës në fillim të këtij muaji.