Avioni rus rrëzohet mbi një shtëpi në Siberinë Jugore, vdesin të dy pilotët (PAMJE)

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në një zonë banimi në Siberinë jugore, kanë thënë autoritetet lokale.

Avioni luftarak Sukhoi Su-30 ra mbi një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk, tha guvernatori rajonal Igor Kobzev në Telegram.

Ai tha se ishte në vendngjarje dhe të dy pilotët ishin vrarë, por asnjë banorë nuk u lëndua.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas Ministrisë Ruse të Situatave të Emergjencave, avioni ishte në një fluturim provë kur u rrëzua.

Pamjet në mediat sociale treguan avionin duke u rënë pothuajse vertikalisht përpara se të përplasej duke shpërthyer në flakë, dhe duke lëshuar tym të zi të dendur në qiell.

Një video tjetër tregon zjarrfikësit duke shuar zjarrin.

Komiteti Shtetëror Hetues i Rusisë tha se kishte hapur një hetim penal për shkelje të rregullave të sigurisë ajrore.

Ky ishte incidenti i dytë i këtij lloji në gjashtë ditë.

Të hënën e kaluar, një avion ushtarak Sukhoi Su-34 u përplas në një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Yeysk, afër Ukrainës, duke vrarë të paktën 15 persona.