Pr/ Buxheti i 2023, Tabaku: Rrugët e florinjta dhe incineratorët, prioritet i qeverisë

Projektbuxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm, sipas deputetes demokrate, Jordia Tabaku do të shtojë akoma edhe më shumë efektet e krizës ekonomike te familjet shqiptare.

Jorida Tabaku: “Duke patur parasysh edhe rritjet e tjera të parashikuara me çmimin e energjisë elektrike, tarifën e energjisë elektrike që është po në të njëjtën vlerë, po njëkohësisht dhe për rritjen e përgjithshme të çmimeve dhe kostos të jetesës, bën shtresën e mesme në Shqipëri dhe familjet shqiptare më të taksuarat por njëkohësisht më të penalizuarat nga kjo krizë.”

Edhe ata që kanë marrë kredi për banesa apo biznese, do të vihen në vështirësie, për shakk se fatura e kësteve do t’u rritet. Ajo gjithashtu theksoi se prioritet i qeverisë janë rrugët e florinjta dhe inceneratorët ndërsa shtoi se po bëhen gati shumë projekte për vitin 2023 duke qenë se është vit zgjedhor.

Jorida Tabaku: “Vlera totale e koncesioneve dhe PPP-ve që do t’i shtohen listës së gjatë të parave që taksat e qytetarëve mbushin arkën dhe mbajnë gjallë bizneset e oligarkisë do të rritet me 1 mld dollarë. Rrugët e florinjta vazhdojnë akoma të jenë prioritet i qeverisë, ashtu siç pritej vazhdojnë inceneratorët të jenë me pagesa fikse dhe në rritje, vetëm për atë të Tiranës 34 milion lekë në këtë vit. Por mos harrojmë që ky është buxhet për një vit elektoral dhe qeveria është duke shfaqur dashamirësinë e saj me disa projekte që po i lançon pikërisht vitin tjetër.”

Më tej, deputetja demokrate tha se goditkja për bizneset, arsimin dhe bujqësinë do të ketë impakt në vijim, ndërsa kriza prek të gjithë por jo qeveritarët, koncesionet dhe PPP-të.

Jorida Tabaku:“Goditja që qeveria shqiptare i bën shtresave të mesme, familjeve shqiptare, bizneseve por edhe që i bën sektorëve më të rëndësishëm si arsimi dhe bujqësia, do të jetë një goditje e cila nuk do të ketë impakt gjatë vitit 2023, por do të ketë impakt edhe në vijim.

Tabaku u shpreh se shqiptarët vazhdojnë të mbajnë mbi supe një qeveri që u ka vendosur mbi kurriz faturën e një krize, ndërsa qeveria vazhdon të bëjë pazar me ata që janë bashke ortakët e saj në qeverisje.