Çfarë zhgënjimi! Liverpool humbet në fushën e skuadrës së fundit në klasifikim (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2022, 15:32
Liverpool kthehet në pikën zero. Pas fitoreve ndaj Manchester City dhe West Ham, skuadra e Jurgan Klopp mundet nga ekipi i fundit në klasifikimin e Premier League. Nottingham Forest gjeti fitoren e dytë sezonale pikërisht në sfidën me “The Reds” që humbasin tërësisht shpresat për të arritur vendin e parë dhe për të rivalizuar për titullin kampion.
11 pikë diferencë nga Arsenali që ka një ndeshje më pak janë shumë dhe ekipi nënkampion ndoshta duhet të dorëzohet pasi ky sezon duket tranzitor për të kuqtë. Golin e vetëm të takimit të Nottingham e shënoi Awoniyi në minutën e 55. Tre barazime, po kaq humbje dhe asnjë fitore në transfertë këtë sezon në Premier për Liverpool.
