Wanda Nara bën qesharak Icardin: Mos këmbëngul, nuk do të kthehemi bashkë

Nuk ka fund telenovela mes Mauro Icardit dhe Wanda Nara-s. Biondja, e cila ka kërkuar divorcin nga sulmuesi i Galatasaray, nuk e pranon si mundesi rikthimin në krahët e ish-bashkëshortit edhe pse momentalisht nuk është bërë zyrtare ndarja e tyre. Mauro, i cili ka dy vajza me ish-bashkëshorten që është edhe agjentja e tij, ka dhënë shenja se mund ta falë edhe pse ajo ka publikuar foto të nxehta me këngëtarion L-Gante por Wanda replikon menjëherë:

“Nuk ka asgjë për të falur, ne jemi ndarë”, deklaron biondja e cila nuk i përgjigjet drejtëpëdrejtë sulmuesit, i cili ka lënë të kuptohet se disa ditë më parë kur ishte në Argjentinë, mes të dyve ka pasur një afrim.

Replika ka ardhur në një postim të bërë nga revista “Ciudad magazine”. Pavarësisht asaj që thuhet në publik, kjo çështje po merr përmasat e komikes pasi dukshëm influenca e Naras po shkatërron përfundimisht një nga lojtarët më të talentuar të dekadës së fundit në Argjentinë.

Wanda Nara bën qesharak Icardin: Mos këmbëngul, nuk do të