Gazetari shpërthen në lot gjatë intervistës me Lionel Messin (VIDEO)

Të bësh profesionin e gazetarit sportiv dhe të mos kesh mundësi të intervistosh idhullin e popullit, njeriun që riktheu kujtimet e Maradonës, duket të jetë e dhimbshme.

Ndoshta gazetari Pablo Giralt ka kujtuar gjithë vuajtjet për të realizuar ëndrrën që më në fund u bë realitet, teksa intervistonte njeriun më të dashur të Argjentinës, Zotin e Futbollit. 

Në një intervistë për DirectTvSports, Giralt nuk arriti t'i mbante lotët teksa ishte përballë njeriut tek i cili janë varur shpresat e një populli për të rikthyer Kupën e Botës.

Në fund të intervistës, ai i shprehu gjithë adhurimin që ka për të, duke deklaruar se tashmë intervista me Leon është një ëndërr e bërë realitet. Shikojeni;