Asambleja parlamentare e OSBE-së mblidhet për energjinë dhe sigurinë ushqimore në kohë krize

Kriza e krijuar nga agresioni brutal dhe i paligjeshmëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka krijuar probleme të thella të sigurisë, energjisë dhe ekonomisë në Europë dhe botë.

Si përfaqësues të kuvendit të Shqipërisë deputetët Damian Gjiknuri e Fatmir Mediu morën pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-s në Stamboll me temë ”Forcimi i konektivitetit për të garantuar Energji dhe sigurinë ushqimore në kohë krize”.

Takimi u mbajt në Stamboll dhe u miratua një rezolutë.

Fatmir Mediu prezantoi dy amanedamente te cilat u miratuan unanimisht me perjashtim të Bjellorusisë

Amanedamenti i parë kërkonte: Miratimin e ligjeve që garantojnë një proces sknanimi të investimeve në mënyrë që të mos cënojnë sigurinë siç ka ndodhur me investimet kineze dhe ruse.

Amendamenti i dytë kërkonte respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut duke mos lejuar përfshirjen në treg të produkteve që përfitohen nga puna e detyruar, skllaveruese sic ndodh me Ujgurët.

Gjatë takimit Gjiknuri prezantoi investimet dhe politikat e Shqipërisë për energjinë dhe diversifikimin e saj

Ata theksuan nevojën e ndërlidhjes me vendet e prodhimit të gazit sic janë Azerbaxhaini nëpërmjet TAP dhe TANAP.

Shqipëria mer një peshë të veçantë nëpërmjet TAP dhe lidhjes me IAP(Ionian Pipe line).