Meta: Të bashkohemi të gjithë kundër Ramës
Për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet vendore, Ilir Meta nga Kuçova ka kërkuar bashkimin e opozitës në një front. Ndërsa i kërkoi demorkatëve që të mos i besojnë më Lulzim Bashës, i cili së bashku me Edi Ramën, kanë vënë në rrezik demokracinë dhe pluralizmin në vend.
Ashtu si Rama, edhe Ilir Meta në fundjavë ka dalë jashtë kryeqytetit për t’u takuar me qytetarët e Kuçovës. Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, në qytetet e vogla largimi i qytetarëve vihet re më shumë, mjafton që sipas tij të shihet boshatisja e shkollave nga nxënësit. Dhe për këtë fakt ai bën fajtor ish-aletatin e tij, shefin e qeverisë Edi Rama.
Ilir Meta: “Ky po u pi gjakun edhe fëmijëve të Shqipërisë. Një mësues u jep mësim në një klasë nxënësve që u takojnë katër viteve të ndryshme ngaqë nuk ka fëmijë.”
Për Ilir Metën, Edi Rama nuk i shërben interesave të vendit, por shtetin e ka vënë në dispozicion të pushtetit të tij.
Ilir Meta: Sepse je peng dhe vasal i qarqeve më antishqiptare. Se ke vënë në diskutim shtetin e Kosovës edhe integritetin e Republikës së Shqipërisë.
Në fjalim e tij politik, Meta synon të bindë qytetarët që kryeministri do të japë llogari për çdo rast që ka shkelur ligjin.
Ilir Meta: "E lavdërove ti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për detin, shumë mirë bëre, se ashtu të interesonte atëherë kur e bëre vetë, por do vijë dita të raportosh sa herë e ke shkelur, e ke dhunuar për shkak të korrupsionit tënd, për shkak të atyre 300 miliard eurove që janë atje dhe që kërkove ti pjesën tënde.”
Por ish Presidenti, duke e njohur mirë ish-aleatin e saj, mendon që për të fituar betejen ndaj Edi Ramës, opozita duhet të bashkohet pavarësisht ndasive politike.
Ilir Meta: "Ka vetëm një ndarje sot. Ajo midis shqiptarëve dhe patronazhistëve. Sepse është një betejë për ekzistencën e Kombit tonë.”
Meta kujdeset edhe për demokratët, duke ju kërkuar që të mos besojnë me tek Lulzim Basha, pasi sipas tij ai është bashkë me Edi ramën për të instaluar një regjim monist.
“Po si e kapi shtetin. Këtu u tregua e mençur, finoke Rilindja, duke kapur Lulushin. Ama një gjë po ju them, nuk ka biznesmen më të talentuar se sa Luli. Falë mashtrimeve të tij është kudo, në çdo aterë bashkë me Edi Ramën. Edhe sot që po flasim janë bashkë. Janë bashkë kundër pluralizmit politik.”
Në fund të takimit, ashtu siç e duan takimet elektorale, kryetarit të PL nuk i mungoi entuziazmi, që në zgjedhjet vendore opozita do të fitojë bindshëm kundër PS
