Rama në Fier: Vetëm në Shqipëri, fermerët marrin naftë pa asnjë taksë
Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se po nxit proteta madje se fshihet edhe pas bojktotit të pedagogëve.
Edi Rama: "E e dini çuditërisht kujt i janë rritur më shumë pagat?! Pedagogëve! Askujt me përjashtim të policisë të Shtetit, të një pjese, të punonjësve të bazës, askujt nuk i janë rritur pagat saç i janë rritur pedagogëve. Çfarë duan ata? Askujt 15%. 7% ia rriti qeveria, 8% i rritën vetë sepse janë autonomë dhe kërkojnë prap. Nuk janë të gjithë. Shumica e pedagogëve janë në auditorë.
Ka fakultete të tjera që s’e kanë ndërprerë mësimin asnjë sekondë në asnjë klasë. Këta janë një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si, e një figure të SHIK-ut që e thotë me krenari që kam qenë në SHIK, le të jetë krenar sa të dojë, se nuk kemi ç’bëjmë dhe të një grushti, grupi, turme që nga foltorja del nëpër dyert e universiteteve e bën shfaqje sikur brenda bëhet nami dhe falë atyre ekraneve që thashë, ose i shërbejnë politikës së hijenave ose duan para, tendera, leje, legalizime katesh pa leje. Ky është realiteti."
Në takimin me fermerët e Kafarajt Rama tha se qeveria është krah fermerëve.
Edi Rama: "Nuk ka bërë vaki përpara që fermerëve t’ju jepet naftë pa asnjë taksë, pa asnjë akcizë, falas, jo vetëm naftë falas dhe të arrijmë në 8 milionë litra naftë të dhëna falas sepse është një kohë në të cilën ne duhet të bëjmë maksimumin. Jeni të vetmit fermerë, akoma, në Europë dhe në rajon që nuk paguani asnjë taksë, sepse ende nuk është koha për të kërkuar taksa prej jush, sipas nesh, që kemi mbytur popullin me taksa"