Demalia: Rama e Berisha njësoj si karakter, demagog, delirantë e mitoman

Analsti Ilir Damalia në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Sebastian Zonja ka komentuar fjalimin e Ramës në Stransburg.

Ai u shpreh se përveçse ishte shumë i gjatë sa i përket kohës së mbajtur, ai gjithashtu  ishte vetëm për konsum të brendshëm.

Teksa komentonte sjelljen e Ramës ai bëri një paralelizëm mes tij dhe Berishës duke i konsideruar të dy si demagog, delirant e mitoman.

Ilir Demalia: Ti thuash Ramës idealist dhe nacionalist është gjëja më qesharake në botë. Rama vetëm idealist e nacionalist nuk është. Ideali i tij është pushteti. Rama nga të gjitha të dhënat është në një vjedhje të pasurisë shtetërore dhe pasurisë publike. Duhet të paktën të jesh afër modeli të idealistëve që të jesh idealist. Ai është një pragmatist që krijon anarki dhe konfuzion për të qëndruar në pushtet. Godina më e korruptuar sot është Këshilli i Europës. Rama e bëri atë fjalim për konsum të brendshëm. Dhe Enver Hoxha nuk fliste një orë, maksimumi 40 minuta. Për demagog ia kalon Berishës, të dy janë demagog të dy janë delirantë, mitoman por ky e kalon ky është më i qytetëruar më i punuar më i hollë por si karakter janë të dy njësoj.