Incineratori i Elbasanit/ Lefter Koka në gjendje të rëndë, avokati kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Lefter Kokës për të ndryshuar masën e sigurisë. Avokati i tij deklaroi se kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet Koka.

Avokati i Lefter Kokës kërkon ndrsyhimin e masës së sisgurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit i cili prej 10 muajsh mbahet në paraburgim në pritje të një vendimi lidhur me rolin e tij me impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Avokati e cilësoi vendimin e së premtes ndaj klientit të tij si absurd

“Gjyqtarja konfirmoi në mënyrë aburde mbajtjen në paraburgim të një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shëndetësore. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne! Asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë.

Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast  drejtesine , tashmë ne gjendje te rende shendeteore nuk ka asnjë shanc as ta pengojë e as ti ikë asaj,” tha ai.

Avokati tha se Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë për vepra të cilat kanë ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria .

"Po na krijohet bindja, bazuar në dyshimin e arsyeshëm, se mbajtja padrejtësisht në paraburgim e zotit Lefter Koka bëhet për motive politike.  Një pjesë e politikës merr hak ndaj vendimeve politike të Lefterit, një pjesë merr lavde publike me teorinë e "peshkut të madh". Jemi të keqardhur që shohim këtë standard të drejtësisë," tha ai.

Në vijim avokati bëri me dije se ai dhe ekipi i tij ligjor do të kërkojë dërgimin e çështjes në gjyq.

"Prokuroria nuk ka ç'heton më ndaj ska pse të humbë kohë. Ne jemi gati të përballemi me akuzat, në një sallë të hapur gjyqi. Kështu me seanca të mbyllura, ku flasin të gjithë sipas qejfit, ndërkohë që mbahet në burg një  njeri i padënuar, nuk shkon më. Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë," tha ai.

Më tej avokati paralajmëroi se në dritë do të dalin fakte dhe të vërteta që nuk janë dëgjuar.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2022 me urdhër të SPAK ndërsa u shpallën në kërkim Klodian Zoton dhe Stela Gugalla, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Elbasanit.