Liverpool rikthen shkëndijat më Premier, nokdaun Guardiola dhe City në “Anfield” (VIDEO)

Në fund e vendos ai, njeriu më i shtrenjtë në fushën e lojës, Mohamed Salah, lojtari që përfiton 400 mijë pound në javë. Supersfida e javës së 10 në “Anfield Road” rikthen Liverpoolin në qendër rëndese pas 9 javëve me ulje-ngritje.

Të kuqtë i shkaktojnë humbjen e parë pas më shumë se 30 ndeshjeve Manchester City-t me një gol të Momo Salah në minutën e 76-të të ndeshjes. Spektakël në Marseyside mes Jurgen Klopp dhe Pep Guardiolas, dueli që nuk njeh limite.

Faraoni shënon golin e 287 me klubet dhe të nëntin në 16 ndeshje kundër Citizens. Fitore që mund ta ndihmojë shumë psikologjikisht skuadrën e Klopp i cili u ndëshkua me karton të kuq për protesta të vazhdueshme në fund por pak rëndësi ka për Liverpool që mbylli një ndeshje me shumë raste të krijuara por pak të shfrytëzuara.

13 pikë për Liverpool, plot 14 më pak se Arsenali kryesues por edhe me një ndeshje me pak. Kjo është fitorja e tretë sezonale në kampionat për ekipin nënkampion të Anglisë që i jep një shuplakë të fortë Manchester City-t në humbjen e parë sezonale në të gjitha kompeticionet.

I humbur u duk Halaand mes Van Dijk dhe Gomez ndërsa Milner dhe Nebderson ndërtuan një mur të vërtetë edhe nga krahët kur skuadra mike nuk arriti të merrte frymë. Humbje kjo që e shkëput në -4 nga Arsenali skuadrën e Pep Guardiolas.