Arsenali "ndriçon" në errësirën e Leeds, Chelsea nuk ndalet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2022, 18:44
Arsenal ruan kryesimin pas 10 javëve kampionat në Premier League duke fituar edhe në errësirën e "Elland Road" të Leeds ku ndeshja filloi me 40 minuta vonesë për shkak të një problemi elektrik.
Ekipi i Artetas, deri në këto momente i mundur vetëm në transfertën e Manchester United, iu fal një goli të talentit Saka për të siguruar tre pikët e radhës në transfertë.
Ndeshje shumë e luftuar në Leeds ku vendasit gabuan edhe një 11-metërsh me Patrick Bamford. 27 pikë për "Topçinjtë" ndërsa Chelsea gjithashtu fitoi 2-0 në trabsfertën e Aston Villas dhe ngjitet në kuotën 19 me një ndeshje më pak.
Barazon pa gola Man. United në Newcastle ndërsa 1-1 u mbyll sfida Southampton-ëest Ham.
