“Playback” në Odën Dibrane, muzika me disk prek edhe festivalin Folklorik në Peshkopi

Muzika me regjistrim ose playback siç njihet ndryshe po zë vend edhe në festivalin folklorik Oda Dibrane. Për Këngëtarin Ilir Shaqiri, ky fenomen është tregues i mbështetjes së munguar për artistë që mbajnë gjallë dhe trashëgojnë.

Mbartës e përçues të traditës më të mirë popullore.

Ansamble e shoqëri Kulturore nga të gjitha trevat shqiptare u bënë bashkë në Peshkopi në edicionin e 28 të Festivali folklorik mbarëkombëtar  Oda Dibrane.

Shpalosën këngët, vallet dhe ritet e zonave që përfaqësojnë.

Mes tyre nga fëmijët deri tek ky rapsod gati 90-vjeçar i ardhur nga Tuzi I Malit të Zi.

Por ky edicion nxori në pah edhe vështirësitë që hasin këta artistë që mbajnë gjallë dhe trashëgojnë traditat shqiptare.

Disa grupe  nga pamundësia për të pasur orkestrat popullore u paraqitën me muzikë të regjistruar, çka është kundër rregullave të Odës Dibrane.

Për këngëtarin e njohur Ilir Shaqiri, kryetar i Jurisë, tregues i mbështetjes së munguar nga bashkitë dhe institucionet e tjera për kulturën.

Shoqëria kulturore artistike “Malësori - Gjonaj” e Prizrenit u vlerësua me çmimin e parë pas tre netëve konkurrim.

“Playback” në Odën Dibrane, muzika me disk prek edhe