Tinguj klasikë në kishën e Mërqisë, Robert Bisha “gjallëron” objektin ku u mbajt Kuvendi i Arbrit

Tingujt e muzikës së pianistit Robert Bisha, gjallëruan Kishën në Mërqi të Lezhës ku në vitin 1703 u mbajt Kuvendi i Arbrit. Qëllimi ishte nxjerrja e muzikës klasike nga sallat e mbyllura, por dhe promovimi i objektit me vlera historike që është në rikonstruksion.

Në Kishën ku u mbajt Kuvendi i Arbrit në Mërqi të Lezhës kumbuan Tingujt e muzikës klasike

Pianisti i njohur Robert Bisha solli këtë risi.

Për 60 minuta interpretoi nga kryeveprat e kompozitorëve më të njohur, por edhe një pjesë të kompozuara posaçërisht nga ai vetë për këtë aktivitetet.

Qëllimi i koncertit ishte i dyfishtë.

Nxjerr muzikën klasike nga sallat e mbyllura në qytete, dhe promovon vende historike siç është edhe kisha e Kuvendit të Arbrit.

Objekti me vlera historike prej disa muajsh është në rikonstruksion, pas të cilit do jetë një qendër e hapur për aktivitete.

Përballë dyerve të mbyllura dhe ndihmës së munguar të institucioneve zyrtare, në Kishën e Kuvendit të Arbrit po kryhen me fonde private.

Ndaj nismëtarët e projektit kërkojnë ndihmën e biznesit dhe qytetarëve për ta mbështetur me financime.