Vasili denoncon tenderin 20 mln euro të ARRSH për monitorimin e 200 km rrugë. Agaçi në SPAK? I ka marrë ai në pyetje

Në mesin e një krize ekonomike një tjetër tender i dyshimtë del në dritë.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Kostana Morava denoncon tenderin 20 mln euro të ARRSH për të monitoruar 200 km rrugë kombërtare.

Petrit Vasili: Kanë hapur tender për të monitoruar 200 km rrugë nacionale 20 mln euro. Kjo ndodh në një moment ku kriza e çmimeve dhe kriza ekonomike është në momentet më të vështira. Maqedoia e Veriut anulon pjesëmarrjen në Eurosong sepse shpenzimet janë të mëdha dhe këto para do ti përdorë për të blerë energji elektrike. Ky thotë 20 mln euro do monitoroj rrugën.

Vasili nënvizon se Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve në rajon duke shtuar se banorët e gjithë zonave kufitare i blejnë ushqimet në vende të tjera.

Vasili komentoi edhe marrjen në pyetje nga SPAK të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi për aferën e incineratorëve, ku nuk kurseu edhe ironinë.

Petrit Vasili: Mendoni se morën në pyetje zotin Agaçi apo i mori Agaçi në pyetje ata? Në krye të gjithë firmave është firma e Edi Ramnës. Edi Rama nuk pyetet në prokurori. Po Erion Veliaj? Veprat penale janë aty. Pse nuk pyeten këta, kush janë këta që nuk pyeten? Agaçi i ka marrë në pyetje ata, nuk e kanë marrë në pyetje ata.Këta duhet të ishin me procese të hapura. Edhe Bllakon që e futën në burg i thanë shko bëj babysitterin për fëmijët.