Përplasen pesë automjete në aksin Elbasan - Tiranë, raportohet për të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2022, 20:07
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Elbasan-Tiranë në zonën e quajtur Dopaj.
Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 5 automjete ndërsa raportohet edhe për të plagosur.
Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
