Liverpool rikthehet i frikshëm, Conte shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër (VIDEO)
Liverpool jep një përgjigje shumë të rëndësishme me fitoren tenistike 7-1 në Glasgow ndaj bluve. Barazimi i pjesë së parë nuk i pengoi djemtë e Jurgen Klopp të shtonin 6 gola në të dytën me protagonist absolut Roberto Firminho por edhe Salah me tre gola.
Nga një tjetër e shtuan Darëin Nunez dhe Elliot. Me 9 pikë në klasifikim, sipas të gjitha gjasave, Liverpool do të luajë shanset për vendin e parë me Napolin në ndeshjen direkte të “Anfield Road”.
Situatë e balancuar në grupin D të Champions League ku Tottenham fitoi 3-2 ndaj Eintracht Frankfurt ndërsa Marseille mundi për të dytën herë Sportingun e Lisbonës 2-0. Anglezët marrin kryesimin e grupit me 7 pikë ndërsa francezët ngjiten në të dytin me 6 bashkë me luzitanët. Shqiponjat e Frankfurtit zbresin në fund me vetëm 4 pikë pas 4 javëve të para por kualifikimi mbetet një çështje e hapur.
6 minuta e 11 sekonda iu deshën Momo Salah për të realizuar tripletën në Skoci. Brenda një kohe kaq të shkurtër askush më parë nuk kishte shënuar tre gola në një ndeshje në Champions League.
Në grupin B, Porto dominoi 3-0 Bayer Leverkusen dhe hedh një hap të madh përpara. Dragonjtë ngjiten në kuotën 6 por duhet të bëjnë kujdes nga vendi i tretë ku Atletico Madrid mbetet kërcënueshëm me 4 pikë ndërsa “Aspirinat” mbyllin klasifikimin me 3.