Koha e virozave/ Në Korçë deri në 80 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore në 24 orë

Pediatria e korçës po përballon një fluks të shtuar të fëmijëve që paraqiten për ndimë mjekësore. Mjekët thonë se deri në 80 vizita paraqiten në ditë në pediatrik, ndërsa virozat e stinës janë shkaktarë kryesor. Shqetësuese është fakti se shumë fëmijë janë të prekur edhe nga laringiti.

50-80 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore pranë këtij institucioni në 24 orë, ndërsa shkaku kryesor sipas specialistëve janë virozat e stinës.

“Faktikisht ka një rritje të numrit të vizitave në shërbimin e pediatris , por për mua është një gjendje e zakonshme e cila perputhet me stinën me të cilën ne jemi ,me stinën e vjeshtës .

Numri i vizitave natyrisht është shtuar javën e fundit të shtatorit dhe dy javë te tetorit ,me një mesatare të vizitash në total që është 50 der 60 vizita në ditë , që varjon nga 40 der në 80 që është maksimalja,” tha mjeku Robert Rado.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas Robert Rado shef i shërbimit të pediatrisë ndyshe nga vitet e kaluara këtë vit është rritur numri i fëmijëve që paraqiten me laringit.

“Ajo që është e veçantë gjatë këtij viti është sepse kemi patur një numër të rritur të fëmijëve që paraqiten me laringit.

Gjë që nuk e kemi parë gjatë viteve të tjera, jo se nuk ka pasur po ka qënë numër me i pakët ndërsa këto 3-4 javët që kanë kaluar kemi patur raste të shtuara me laringit.

Fatmirësisht kanë qenë raste të cilat janë dominuar dhe kanë kaluar mirë, sepse laringiti në përgjithësi është urgjencë dhe kur paraqiten, do trajtim të mire,” tha mjeku.

Shqetësuese është fakti që gjatë kësaj periudhe janë paraqitur fëmijë të prekur nga virozat gastrointenstinale, të cilat janë të zakonshme në stinën e verës, ndërsa e gjithë kjo situatë vjen për shkak të mungesës së higjenës.

Sipas të dhënave të pediatrisë së Korçës, numri i fëmijëve të shtruar në këtë repart është i ulët.