I riu hoqi dorë nga marrëdhëniet seksuale pasi rezultoi alergjik nga orgazma, mjekët i gjejnë "kurën"

Një 27 vjeçar është trajtuar me sukses pasi hoqi dorë nga marrëdhëniet seksuale pas alergjisë që po përjetonte pas orgazmës.

27 vjeçari, alergjia e të cilit filloi rreth moshës 18-vjeçare, kishte hequr dorë plotësisht nga romanca pasi kishte pasur kollë, rrjedhje hundësh dhe teshtitje, si dhe një skuqje sa herë që kishte orgazmë.

Fytyra dhe qafa e tij gjithashtu fryheshin, dhe simpomat po gjithnjë e më shumë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Studiuesit thanë se për shkak të natyrës shqetësuese të simptomave të tij, ai shmangte në mënyrë aktive çdo aktivitet seksual ose marrëdhënie romantike.

Ekipi mjekësor shpreson se ka gjetur një mënyrë për të ndihmuar meshkujt pasi trajtuan me sukses rastin e tij.

Ata kanë zbuluar rreth 60 raste të burrave që sëmuren menjëherë pas orgazmës, me kruarje të syve, hundë të bllokuar ose simptoma të ngjashme me gripin.

Të tjerë mund të përjetojnë edhe ethe, dobësi muskulore, madje edhe probleme me të folurin, përqendrimin dhe kujtesën e tyre.

Problemet mund të vazhdojnë deri në një javë pasi të kenë kaluar orgazmë.

Shkencëtarët mendojnë se mund të ketë një mënyrë për ta kuruar këtë situatë me pilula pa recetë.

Burrat e prekur goditen kur kanë arritur kulmin pas seksit, masturbimit dhe madje  pas një ëndrre erotike.

Shkencëtarët e kanë etiketuar gjendjen si Sindroma e Sëmundjes pas Orgazmës (POIS) dhe mendojnë se "simptomat e ngjashme me alergjitë" janë për shkak të një përgjigje autoimune ndaj spermës së tyre.

Duke shkruar në revistën Urology Case Reports, studiuesi kryesor Andrew Shanholtzer nga Universiteti Oakland në SHBA, tha:

 "POIS po njihet gjithnjë e më shumë si një fajtor tek meshkujt që përjetojnë mosfunksionim seksual.

Shumë persona nuk dinë për këtë, e lëre më publiku. Duke pasur parasysh se po përshkruhet rishtazi si një gjendje "alergjie" ka më shumë gjasa që të jetë nëndiagnostikuar apo ngatërruar me diçka tjetër,” tha ai.