Ilaçet e reja për diabetikët/ Kerendia edhe në Shqipëri, ruan zemrën dhe veshkat

Diabeti konsiderohet shkaku më i shpeshtë i sëmundjeve të veshkave.  40% e diabetikëve preken nga humbja e funksionit të veshkave dhe rreth 65% nga dëmtimi i zemrës.

Pikërisht parandalimi i këtyre dy dëmtimeve madhore dhe sfida e trajtimit të të sëmurëve bënë bashkë mjekë, nefrologë, endokrinologë dhe kardiologë në konferencën "Nefropatia diabetike, sfidat e trajtimit".

"Kur dëmtimi i veshkës bashkohet me diabetin atëherë situata më e zezë nuk ka si të bëhet. Këto dy ditët e fundit një erë e re shumë optimiste, një qasje tjetër krejt e ndryshme nga ajo e mëparshme bazuar në dy klasa të rëndësishme të cilat mbrojnë veshkën dhe zemrën ka ndryshuar gjithçka në fushën e diabetit."

Shpresa për të sëmurët tashmë është një klasë e re barnash, të cilat kanë rezultuar të afta për ndryshime të mëdha në mbrojtjen e dëmtimeve nga diabeti.

Kerendia është medikamenti më i ri edhe në Shqipëri, i cili të mbron zemrën dhe veshkat duke ulur numrin e të sëmurëve që përfundojnë në dializë apo vdekjet nga zemra,duke hapur një erë të re në të.

I ftuar në këtë konferencë ishte dhe presidenti i Shoqatës Evropiane të Nefrologjisë, Christoph Wanner.

Në prezantimin e tij ai nënvizoi se klasa e re e barnave ka dhënë rezultate mjaft impresionuese, duke e ngadalësuar humbjen e funksionit të veshkave dhe mbrojtjen e diabetikëve nga sëmundjet e zemrës.