“Ti ke në dorë jetën e dikujt” Fushata ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut
Janë 30-50 vullnetarë në ditë dhurojnë gjakë pranë kryqit të kuq, ndërsa pas vendimit të qeverisë për përfshirjen e administratës publike në këtë nismë, numri i tyre është 300. Numrin më të madh të dhuruesve e ka Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe OSHEE.
Kryqi i kuq shqiptar, në kuadër edhe të 101 vjetorit të themelimit, ka nisur fushatën për dhurimin e gjakut për tu ardhur në ndihmë kujdo që ka nevojë.
Kristina Tusha kordinatore programi thotë se mesatarisht në ditë ofrohen 30-50 qytetarë që dhurojnë gjak, e më së shumti janë individë.
"Përgjithësisht janë individë të ndërgjegjësuar për dhurimin e gjakut"
Lirie Nela është një nga vullnetaret që ju bashkua thirrjes, ajo tregon se çdo vitë bëhet mjesë e kësaj fushate, ndërsa këtë vit ka marr me vete edhe të vëllanë.
"Nga ana morale ndihesh akoma edhe më mirë kur dhuron gjak" thotë ajo.
Në verë qeveria ndërmoi nismën për dhurimin vullnetar të gjakut nga punonjësit e administratës publike. Deri tani numri i personave që kanë marrë pjesë ka shkuar në 300.
Më së shumti thotë banka e gjakut ka pasur dhurues nga Garda e Republikës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe OSHE.
Këto instiutcione nuk kanë qenë aktiv vetëm pas VKM, por edhe për para këtij vendimi. Ndërsa me numër të ulët vullnetarësh deri tani janë ministria e Shëndetësisë, ajo e Bujqësisë, e Kulturës, Turizmit etj.
