"Kimioterapi në karrige" Familjarët e pacientëve ankohen për kushtet në spitalin onkologjik

Në spitalin onkologjik në Tiranë  pacientët ankohen për mungesë kushtesh infrastrukturore, duke thënë se në disa raste kanë kryer seancën e kimioterapisë në karrige. Ata gjithashtu denoncojnë se u është dashur të blejnë vetë ilacet spitalore.

Pacientët e diagnostikuar me tumor,  veç sëmundjes përballen dhe me kushte të vështira për shak të infrastrukturës në spital.

 Iljaz Canka ka sjellë bashkëshorten për kimioterapinë e radhës, ai thot se ka mungesa poltronesh, dhe pacientët e kanë marë shërbimin 4 orë ulur në karrige.

"Ka pasur raste që jo vetëm unë po shumë familjarë janë detyruar që ta bëjnë kimion në karrige, 4-5 orë në karrige se s'ka patur shtretër. Dy dhoma janë me 6 poltronë, të tjerat janë karrige lokali," thotë ai.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

 Bashkëshortja e tij vuan prej 12 vitesh nga kanceri dhe ai thotë se ndër vite ka pasur probleme infrastrukturore, duke u përballur me vapën dhe të ftohtin pa kondicioner.

"Gjithë verën ja varnim çarçafin në dritare. As kondicionerë, asnjë gjë. Nga kjo qeveri është zero. S'kanë çfarë bëjnë këta të shkretët: as infermierë, as mjekë," tha ai.

Canka gjithashtu thotë se në disa raste ka pasur edhe mungesë të ilaçeve spitalore, duke u detyruar ti blej ato.

"Një pjesë që e bën këtu është për përdorim spital, po detyrohemi ti blejmë të tjerat," tha ai.

Kujtim Mbrati gjithashtu ka bashkëshorten të sëmurë dhe kushtet në spitale edhe për atë lënë shumë për të dëshiruar.

"Të meta ka sa të duash," tha ai.

 Por pavarsisht kushteve, falenderime kanë për mjekët, për të cilët thonë se po bëjne maksimumin..

"Nga ana e personelit, shërbimi është shumë i mirë.

Mua doktorët më janë përgjigjur mirë," thonë ata.

Iljazi ngë Përmeti e Kujtimi nga Berati, vijnë çdo tre javë në Tiranë.

Përveç shpenzimeve për shkak të sëmundjes, thonë se u është shtuar dhe kostoja e karburantit dhe përballë të gjitha shpenzimeve ndoshta do të detyrohen të marrin lekë borxh.