Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare, Mjeku Cabeli: Shqipëria e prapambetur krahasuar me rajonin
I ftuar në Ora News me gazetaren Anila Zyberaj, Mjeku kardiolog Andri Cabeli, tregoi sesi mënyra e jetesës dhe faktorë të jashtëm ndikojnë sot tek rritja e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaksulare, ku një ndër to ishte edhe periudha e pandemisë.
Ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos i shmangin kontrollet rutinë, ai shpalosi edhe kritike ndaj qeverisë për të investuar më tepër në fushën e kardiologjisë. Sipas tij kjo është sot fusha më e përparuar në botë, ndërsa vendin ynë mbetet shumë larg me implemetimin e e metodave, madje më dobët sesa vende të caktuara të rajonit.
Andri Cabeli: E vërteta është që në këtë përparim të kardiologjisë që është bërë, vendi ynë ende ka shume punë për të bërë, jemi në atë fazë që duhet ti ndjekim përparimet e shkencës. Për fat të keq shumë procedura, të vendeve edhe fqinje nuk po i referohem vendeve të Europës, në vendin tonë nuk kryhen ende."
I pyetur se ku ka nevojë për më teper investim mjeku specialist tha: Shtimi i shërbimeve dhe ekzaminimeve teraupeutike që sot janë rutinë në praktikën tonë, si rezonanca karidake, që në vendin tonë është i vështirë të kryhet kurse në vendet tjera është një procedurë rutinë. Apo edhe trajtimin e aritmive kardiake, që në vendin tonë nuk kryhen. Shteti duhet që të mos ndihet i kënaqur me çfarë është ofruar, iu bëj thirrje mjekëve të rinj të kërkojnë më shumë nga sisitemi, në mënyrë që ti afrohemi vendeve të Europës.
