Në Lezhë në 6 muaj u diagnostikuan 40 raste me kancerin e gjirit

Numri i grave dhe vajzave të prekura nga kancerit i gjirit në Lezhë kanë njohur rritje të konsiderueshme.

40 është numri i rasteve të diagnostikuar këtë vit me këtë sëmundje, 10 më shumë se 1 vit më parë.

Bardha Gjoni, Mjeke Onkologe: Numri i rasteve me kancer gjiri ne qarkun e Lezhës këtë vit është rreth 40 . Është më i lartë sesa vitin e kaluar dhe unë besoj se kjo rritje lidhet me tepër me rritjen e numrit te ekzaminimeve. Moshat më të prekura me kancer gjiri jan moshat mbi 40 vjeç. Por nuk perjashtohen edhe te ne moshat nën 40 dhe raste të rralla 20 deri 30 vjeç.

Ndërkohë edhe në Shkodër numri i të prekurave me kancerin e gjirit në 6 muajt e parë të 2022 është shuëm i lartë.
Sipas shifrave zyrtare, 79 gra dhe vajza, ose 1 në 9 gra që kanë kryer mamografinë ka rezultuar positive me kancer.

Suida Kuka, Drejtore Rajonale OSHKSH: Janë kryer rreth 723 mamografi ku 79 nga keto kanë dalë pozitive , është një shifër relativisht e madhe është një shifër që na bën të reflektojmë më tepër.

Nga data 12 tetor, në zonën e Veriut, do të jenë të pranishme edhe mamografitë e lëvizshme, sidomos në zonat malore kur afërsia me pikat e ekzaminimit të hapura, është e madhe.

Suida Kuka: Nga data 12 derë në fund te muajit do jete në rajonin e veriut keto i kemi te ndara ne bazë të kalendarit në të gjitha qytetet ne veri te vendit.

Apeli i vazhdueshem për gratë e vajzat mbetet që të mos e nënvlereësojnë ekzaminimin përmes mamografisë, pasi moshat mbi 45 vjeç, rezultojnë me pozitivitet më të lartë ndaj kancerit të gjirit.