Olimbi Hoxha rrëfen luftën ndaj HIV/ AIDS: Fantazma vdekjeprurëse tani bashkëjeton me familjen time
Olimbi Hoxha është kryetarja e shoqatës së personave të infektuar me HIV/ AIDS. Në Shqipëri janë mbi 1500 persona të diagnostikuar me këtë virus por shifra mund të jetë edhe më e madhe për shkak se diagnostikimi bëhet i vonë jo në fazë të hershme.
Fakti që akoma në 2022 paraqiten raste të reja, pra kur infektohen në marrëdhënien e parë seksuale do të thotë që duhet të vijojmë akoma me edukimin qytetar dhe seksual të të rinjve dhe ndërgjegjësimin
“Duhet të ngrejmë akoma alarmet e ndërgjegjësimit për seksin e sigurtë. Ne na vijnë raste të avancuara” thotë Olimbi Hoxha.
Në 2003 jeta e saj mori një kthesë të papritur. Humbi bashkëshortin, vetë, djali dhe dy binjakët e saj u diagnostikuan bartës të HIV/ AIDS
”Ishte motiv shumë I fortë. Unë gjeta një situatë kur mu ofrua vetëm testi nga institucionet shtetërore dhe mjeku që më komunikoi diagnozën më tha ktheu në shtëpi e vdis se nuk mund të të ofrojmë asgjë. U përballa me këtë situatë dhe pasi mora informacionin e kuptova sa mbrapa ishim në pjesën e trajtimit të kujdesit të HIV. E kuptova që të luftoja si individ ishte e pamundur dhe luftova si institucion. Bëra për personat e infektuar atë që nuk munda të bëja për bashkëshortin tim sepse nuk e dija.
Kush ishte shtysa e madhe ?
“Shtysë e madhe ishte moment kur njëri nga binjakët u kthye në jetë, dhe ngrita pyetjen pse duhet të vdesin njerëzit nga ky virus. Ka qenë në stadin terminal të AIDS, në një stad shumë të avancuar dhe kur pashë mrekullinë që bëmë medikamentet thashë pse duhet të vdesin njerëzit në këtë vend nga kjo lloj diagnoze. Ata janë rritur me të qenit gjithë kohën ekselentët me HIV. E kanë pasur gjithmonë si mbiemër të dytë, por arritën të edukonin një gjeneratë të tërë. Flasim për 13 – 14 -15 vjeçarë derisa u rritën” thotë Olimbi Hoxha.
Po tani?
“Duke jetuar jetën time krijova jo vetëm shoqatën por dhe një ndryshim shumë të madh jo vetëm në sistem por dhe në edukimin qytetar. Edukova një brez të tërë me sensin të bashkëjetuarit me një person pozitiv. Më kanë ardhur në kushte të dëshpëruara dhe në gjëndje shëndetësore tepër të agravuar. Tani janë martuar, kanë fëmijë negativë”
Tani gjërat kanë ndryshuar kanë avancuar kërkimet shkencore. Përmes trajtimit nuk është se zhduket virusi, konsiderohesh si seropozitiv por je i shëndetshëm”.
"Unë jam e bekuar në familje. Ne nuk e kemi ndërtuar jetën rreth HIV. Sigurisht që ka bashkëjetuar me ne. Në fillim ishte fantazëm vdekjeprurëse pasi vija nga kjo lloj drame por në momentin që gjërat u stabilizuan nuk mund të rrija peng i saj. Kam përjetuar ferrin për shkak të sjelleve, gjuhën e përdorur. Nuk kisha medikamente për fëmijët diagnozë. Fillimi ka qenë I frikshëm. tani është ndryshe. Nuk konsiderohet problem i rëndë.
Objektivi botëror është 2030 të jetë fundi I pandemisë së HIV/AIDS.