"Na shpëtoni! Na shpëtoni!" Lutjet e 14 vjeçarit që u plagos në masakrën e Klosit

“Na shpëtoni na shtëponi!” Ishin lutjet e djalit 14 vjeç Renato Hasula i cili së bashku me të atin u shfaq në Qendrën shëndetësore të Klosit pasi u goditën nga plumbat në qendrën e qytetit paraditen e 12 tetorit 2022 ku ndodhi një masakër e vërtetë.

Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë duke vrarë Kenado Shira, 17 vjeç dhe të atin Ilir Shira 46 vjeç ndërsa mbetën të plagosur Renato Hasula 14 vjeç dhe babain e tij Eglantin Hasula, 39 vjeç. Më pas policia tha se Fiqiri Mjeshtri kishte vrarë veten ndërsa dy vëllezërit e tij janë arrestuar.

Në një intervistë për Ora News, kryeinfermieri i Klosit tregon momentin e parë kur djali 14 vjeçar, Renato Hasula ishte shfaqur me plagë të shkaktuar nga arma në infermieri.

“ Rreth orës 13.30 ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri I plagosur më armë zjarri. Erdhi vetë me këmbët e tij. Kishte plagë  në qafë dhe në shpatull. Pasi i dhamë ndihmën e shpejtë e dërguam me ambulancë drejt Burrelit” tregon Bashkim Loka

Më pas në infermieri ishte shfaqur babai Eglantin Hasulaj.

Ai ishte në gjëndje më të rëndë dhe kishte plagë në bark.  “Më merret fryma” më thoshte tregon kryeinfermieri duke shtuar se kishte probleme me frymëmarrjen.

Më pas Renato dhe babai i tij janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Policia ka arrestuar dy vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit. Zyrtarisht policia u tregua e rezervuar duke deklaruar se vrasja ndodhi për motive të dobëta por mësohet se sherri ka nisur për shkak të vajzës së Fiqiri Mjeshtrit.

"Na shpëtoni! Na shpëtoni!" Lutjet e 14 vjeçarit
Lokali ku filloi sherri