Disa orë shi përmbyti lagjet e Durrësit, shikoni pamjet

Reshjet e shiut kanë krijuar problematikat e para në Durrës.

Videot e bëra mëngjesin e sotëm tregojnë se në zonat përreth stadiumit “Niko Dovana” janë regjistruar përmbytjet e para të rrugëve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Niveli i ujit ka arritur në disa cm në akset e lagjes nr.18, e njohur si një nga zonat më problematike të qytetit kur regjistrohen reshje të dendura.

Nëse reshjet vazhdojnë dhe për disa ore, uji mund të ngjitet deri në trotuar, duke vështirësuar lëvizjen e kalimtarëve në këtë zonë.

Disa orë shi përmbyti lagjet e Durrësit, shikoni pamjet