I dënuar në Itali me 9 vjet e 10 muaj burg për trafikim droge, kapet në Pogradec 47 vjeçari
Një 47 vjeçar i shpallur në kërkim në Itali për "Trafik Narkotikësh" është kapur sot nga policia në Pogradec.
I arrestuari është dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg nga Gjykata e Torinos.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana. me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Me finalizimin e operacionit të koduar "Agimi" u arrestua Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec.
"Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian," njoftoi policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

