Plagosi 19 vjeçarin në Vlorë/ Identifikohet autori, një i arrestuar për moskallëzim krimi

Policia e Vlorës ka identifikuiar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së 19 vjeçarit ditën e  djeshme në Vlorë.

Autori është i identifikuar si Dejvi Torraj ndërsa është arrestuar dhe shtetasi Klaudio Misiri pasi theu masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhe nuk kallëzoi plagosjen.

"Shtetasi D. T. dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri, shtetasin S. J., 19 vjeç, banues në Fier, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këtij konflikti, së bashku me 19-vjeçarin, kanë qenë të pranishëm dhe 2 shtetas të tjerë, K. M. dhe P. K.," njoftoi policia.

Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit P. K., 40 vjeç dhe S. J., 19 vjeç (i dëmtuari), pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes.

Vijon puna për kapjen dhe venien përapara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar.

Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të metëjshme.