Dy shisnin kanabis, e tjetrit iu gjet një granatë dore, arrestohen të rinjtë në Yzberisht

Tre persona janë arretsuar nga policia në Tiranë pasi dy prej tyre iu gjetën lëndë narkotike kanabis të cilën e shisnin në lagje të ndryshme, ndërsa të tretin iu gjet një granatë në banesë.

Me finalizimin e operacionit "Compensation" u arrestuan:

M. H., 23 vjeç, D. A., 25 vjeç dhe I. A., 27 vjeç, të tre banues në Yzberisht.  

"Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, shtetasit M. H. iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. H. bashkëpunonte me shtetasin I. A., për të shitur lëndë narkotike," njofoti policia.

Në vijim të veprimeve, në kuadër të këtij operacioni, Policia ka ushtruar kontroll në banesës e shtetasit D. A., ku ka gjetur një granatë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe 2 aparate celulare. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.