Plagosja në Vlorë/ Ishin ulur në lokal kur nisi debati, autori mori armën në shtëpi

Disa orë pas ngjarjes se ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës policia e qytetit zbardh dinamikën e plotë të ngjarjes.

Autori i kësaj ngjarjeje është një 20 vjeçar nga Llakatundi. Policia e ka identifikuar tashmë dhe është në ndjekje të tij.

Ka patur informacione se ku ndodhet personi në fjalë dhe zona të caktuara janë kontrolluar. Policia e klasifikon ngjarjen si konflikt të çastit për motive banale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por si ndodhi ngjarja ?

Sebastian Jallaj banues në Fier ka shkuar në Llakatund ku ka dhe të afërmit e tij dhe është nip aty. Ky i fundit shkonte shpesh në fshat. Djali është ulur fillimisht në lokalin e fshatit nga ku ka nisur debati me autorin e sulmit, debat ky i cili mund ta ketë patur indicie edhe më parë.

Autori pas debatit me fjalë ka shkuar në shtëpi ku ka marr armën e llojit pistoletë. Në momentin që Sebastian Jallaj ka qenë duke zbritur nga lokali ky e ka qëlluar me pistoletë në këmb 1 herë dhe më pas është larguar. 

Është larguar për disa metra në këmbë dhe më pas mendohet të jetë larguar me automjet. 

Autori mendohet se ende fshihet në Vlorë në fshatra apo zona të thella qytetit. Jallaj është transportuar në spital me makinë të rastit pasi ka kërkuar ndihmë pas plagosjes në lokalin aty pranë.

Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë Sebastian Jallaj që e ka identifikuar i pari autorin dhe policia ka nisur kërkimet.

Rreth 15 persona janë pyetur dhe kanë qënë të shoqëruar në komisariat për ngjarjen.

Mes tyre personi që e dërgoi në spital te plagosurin, familjarë të autorit, dëshmitar okular, familjarë të Sebastjanit.

Familjarët e autorit në komisariat kanë deklaruar se djali është larguar dhe nuk e dinë se ku është ndërsa familjarët e Sebastianit nuk kanë patur dijeni se djali i tyre ka patur konflikte të mëparshme.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po vijon hetimet.