Duma: Amnistia fiskale cenon ekonominë e brishtë të tregut shqiptar, s’kemi minimum jetik

Në “Ora e Betit” në RTY Ora, nga Beti Njuma, deputetja demokrate, Grida Duma u shpreh se Amnistia fiskale cenon ekonominë e brishtë të tregut shqiptar.

Sipas saj, Shqipëria është i vetmi vendi Ballkanin Perëndimor që nuk ka përcaktuar minimumin jetik për qytetarët e saj.

Duma: Amnistia fiskale cenon ekonominë e brishtë të tregut shqiptar. Jemi vend i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk kemi përcaktuar minimumin jetik. Nëse jetojmë në këtë maskarallëk të gjitha politikat e tjera të globalizmit janë kapakët e pesetave për të mbyllur varfërinë, korrupsionin.