Kikia: Liria e shtypit në përkeqësim, problem janë edhe pronarët që censurojnë

Në “Ora e Betit” në RTY Ora, nga Beti Njuma, gazetari Mentor Kikia u shpreh se Qeveria do të jetë përballë një monitorimi më të rreptë për negociatat.

Sipas tij, në media janë pronarët që censurojnë problem dhe armiku më i madh i lirisë së medieve në vendin tonë.

Kikia: Renditja e këtyre problematikave është pozitive. Qeveria do të jetë përballë një monitorimi më të rreptë. Ky është përfitimi që presim nga hapja e negociatave. Çështja e medias e ndjeshme për ata. Situata në media ka ardhur duke u përkeqësuar.

Sot e vështirë të shkruash për diçka që atakon zyrtarët e lartë, nuk futesh në burg. Problem janë pronarët që censurojnë. Armiku më i madh i medias janë pronarët e medieve. Ndërkombëtarët këtu nuk kanë ngritur alarmin që këtu ka humbur sensi i gazetarisë.