Çoçoli: Jemi në situatë emergjente, qeveria ofron ‘gurabijet e rastit’

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se paketës fiskale i mungon ligji për tatimin për të ardhurat personale.

Gjatë një interviste për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj ai u shpreh se dhe pse jemi pak muaj para zgjedhjeve qeveria thjesht ofron gurabijet e rastit siç është amnistia fiskale.

Fatos Çoçoli: Jemi në situatë emergjente jo vetëm përsa i përket energjisë elektrike. Ne duhet të shikojmë ndërhyrjen shtetërore jo ndaj qytetarit që punon jo ndaj punës. Paketa fiskale nuk ka të shumëpërfolurin ligjin për tatimin për të ardhurat personale. Qeveria përpara muajve që ngelin nga zgjedhjet vendore nuk ka guxuar ta marrë këtë masë.  Thjesht na ofron gurabijet e rastit siç është amnistia fiskale por që është dhe penale. Ndërkohë shihet dhe sjellja e idesë s ëpërdorimit të kanabisit për përdorime mjekësore.