Plagosja në Vlorë, policia në kërkim të autorit, ngjarja pas një konflikti të çastit

Një konflikt i çastit përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit. Sebastian Jallaj 19 vjeç u qëllua në këmbë me pistoletë.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e  sotme në fshatin Llakatund të Vlorës.

I plagosuri mësohet se është nga qyteti i Fierit, por nip në Llakatund.

Autori i dyshuar i ngjarjes, banor i fshatit,  ka pasur një përplasje përplasje fizike me të riun pranë lokalit ku ndodhet makina e llojit "Benz".

Autori më pas ka shkuar më banesë që e ka pranë vendit të ngjarjes.

Ka marrë një armë të llojit pistoletë dhe e ka goditur në këmbë në afërsi të makinës  dhe është larguar.

I plagosuri është dërguar në spital për ndihmën mjekësore, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit të plagosjes.

I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe drejtuesi i policisë së qarkut Gentian Berberi.