Gjermania ka gaz të mjaftueshëm vetëm për dy muaj, paralajmërohet nga gjiganti rus

Kreu i gjigantit të gazit Gazprom, të kontrolluar nga shteti rus, Alexei Miller, tha sot se gazi në depon e nëndheshme të Gjermanisë do të jetë i mjaftueshëm për dy deri në dy muaj e gjysmë.

Duke folur në konferencën e Javës së Energjisë Ruse në Moskë, Miller paralajmëroi Evropën për pasojat e të hequrit dorë nga gazi rus, duke thënë se nuk kishte "asnjë garanci" se Evropa do të mund ta kalonte dimrin bazuar në kapacitetin e saj aktual të depozitimit të gazit.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Rusia kishte ndërprerë më parë tubacionin paralel Nord Stream 1 në qendër të një bllokimi energjetik me Evropën.

Ai fajësoi problemet teknike për ndalimin, por udhëheqësit evropianë e quajtën atë një përpjekje për t'i ndarë ata, për shkak të mbështetjes ndaj Ukrainës.

Sot, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska është e gatshme të rifillojë furnizimin me gaz në Evropë përmes një lidhjeje të gazsjellësit Nord Stream 2, që lidhet me Gjermaninë, nën Detin Baltik.

Rënia e furnizimeve të gazit rus ka bërë që çmimet të rriten, duke nxitur inflacionin, duke ushtruar presion mbi qeveritë për të ndihmuar në lehtësimin e faturave të larta të energjisë për familjet dhe bizneset dhe duke rritur frikën e racionimit dhe recesionit.