Papa Françesku reagon mbi 'bombardimet e pamëshirshme' të qyteteve të Ukrainës

Papa Françesku reagoi mëngjesin e sotëm mbi "bombardimet e pamëshirshme" të Rusisë në qytetet e Ukrainës.

Duke iu drejtuar audiencës së përgjithshme javore në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa u bëri thirrje "atyre që kanë fatin e luftës në duart e tyre" të ndalojnë.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Të paktën 26 persona janë vrarë në të gjithë vendin në ofensivën më të madhe ajrore të Moskës që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt.

Papa është kritikuar vazhdimisht për faktin se nuk ka përmendur në mënyrë të qartë Rusinë në dënimet dhe reagimet e tij.