Rusia sulmon tregun qendror të qytetit ukrainas, konfirmohen shtatë viktima

Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm rus në një treg të mbushur me njerëz në qytetin Avdiivka të mërkurën, tha guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Donetsk.

Avdiivka është një qytet me rëndësi rajonale në rajonin Donetsk të Ukrainës.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

“Rusët goditën tregun qendror ku ndodheshin shumë njerëz në atë kohë”, tha Pavlo Kyrylenko në një deklaratë, duke shtuar se nuk kishte “nuk kishte logjikë ushtarake” për një sulm të tillë.

Deklarata e tij u shoqërua me foto të kufomave dhe tezgave të dëmtuara të tregut.