Misteri i hieroglifeve, Muzeu Britanik shfaq Gurin e Rozetës, çelësi që zbuloi Egjipin e lashtë
Guri i Rozetës që konsiderohet çelësi që zbuloi Egjipin e lashtë, pritet të jetë pjesë e një ekspozitë të Muzeut të Londrës. Shfaqja e fragmentit vjen nën presionin e disa egjiptologëve për ta kthyer Gurin e Rozetës përsëri në Kajro, pasi është një nga artefaktet “e grabitura” gjatë epokës koloniale.
Në 200 vjetorin e Egjiptologjisë, Muzeu Britanik pritet të hapë një ekspozitë ku në qendër do të jetë Guri i Rozetës, një nga artefaktet më unike, që konsiderohet çelësi që zbuloi Egjiptin e Lashtë.
Ekspozita e titulluar "Hieroglifet: zhbllokimi i Egjiptit të Lashtë" gjurmon rënien e hieroglifeve në errësirë pasi egjiptianët kaluan në forma të tjera shkrimi dhe eksploron zbulimet e pasura rreth jetës në Egjiptin e Lashtë që erdhën nga zhbllokimi i simboleve.
“Për herë të parë në 3000 vjet, egjiptianët e lashtë folën drejtpërdrejt me ne”, tha drejtori i muzeut Hartwig Fischer.
Ekspozita vjen me Muzeun Britanik nën presionin e disa egjiptologëve për ta kthyer Gurin e Rozetës përsëri në Kajro, në një kohë kur institucionet e Mbretërisë së Bashkuar kanë filluar të kthejnë në vendet e tjera artefakte të grabitura gjatë epokës koloniale.
Dikur shiheshin si simbole magjike të palidhura me gjuhën e folur, hieroglifët egjiptianë u zhytën në mister për shekuj me radhë derisa filologu Jean-Francois Champollion zbuloi kuptimin e tyre në 1822. Trupat Franceze e kishin zbuluar gurin në muret e një fortese egjiptiane në 1799 dhe ua dhanë forcave Britanike si pjesë e një marrëveshjeje dorëzimi. Muzeu Britanik e ka ekspozuar atë që nga viti 1802.
Pllaka e Bazaltit ishte kaq thelbësore sepse ka mbishkrime me kuptim të njëjtë në tre gjuhë: hieroglife, një shkrim popullor egjiptian i lashtë i quajtur Demotik dhe Greqishtja e Lashtë, që siguronte çelësin e përkthimit.
Arkeologu Egjiptian dhe ish-ministri i Antikiteteve Zahi Hawass së fundmi lëshoi një peticion për kthimin e gurit dhe thesareve të tjera të mbajtura nga jashtë që ai i konsideron "të vjedhura". Muzeu Britanik u tha mediave se Egjipti nuk ka bërë kurrë një kërkesë zyrtare për kthimin e Gurit të Rozetës.
