Rusia thotë se ka arrestuar 8 persona përgjegjës për shpërthimin e urës në Krime
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi të mërkurën se pesë shtetas të Rusisë dhe tre shtetas të Ukrainës dhe Armenisë u arrestuan nën dyshimin e përfshirjes në shpërthimin e urës së Krimesë.
Sipas hetuesve rusë, shefi i inteligjencës së Ukrainës, gjenerali Kyrylo Budanov, ishte organizatori kryesor i shpërthimit. Gjithsej 12 bashkëpunëtorë u identifikuan nga FSB dhe tetë prej tyre u arrestuan.
Sulmi në urën e vetme që lidh gadishullin e aneksuar të Krimesë me Rusinë, ndodhi më 8 tetor dhe shkaktoi një përgjigje brutale nga Moska që nisi mbi 80 sulme ajrore në qytetet e Ukrainës të hënën.
Sipas Komitetit Hetimor Rus, kamioni që shpërtheu në urë dhe rrëzoi seksione të rrugës 12 milje udhëtoi përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë, Armenisë, Osetisë së Veriut dhe rajonit të Krasnodarit të Rusisë, duke pretenduar se shtetet e huaja ishin përfshirë në përgatitjet për sulm. Forcat ukrainase nuk kanë marrë përgjegjësi për shpërthimin.
