20 vjeçari shqiptar humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur të martën në Itali, ku ka humbur jetën një 20 vjeçar shqiptar.

Përplasja ndodhi në orën 08:50 në rrugën provinciale midis Terno d'Isola dhe Carvico, pranë parkut Camandellino, mes një makine dhe një motoçiklete. Viktima është 20 vjeçari Kevin Mustafa, një ish-teknik shqiptar në Brembo.

Sipas gjetjeve të para, motoçiklisti u përplas me një makinë që ishte duke ecur në drejtim të kundërt. Përplasja e rëndë bëri që të thyhej helmeta.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

I riu ndërroi jetë pak minuta më vonë, pak para se të vinte urgjenca e dërguar në vendngjarje nga policia lokale e Ternos dhe karabinierët. Rruga provinciale në atë pikë mbeti e bllokuar deri pas mesditës, me radhë të gjata edhe në rrugën që të çon nga Presezzo në qytet.

"Djali ra shumë keq, iu thye helmeta", tha shoferi i një kamioni, i cili ishte dëshmitar i aksidentit.

"Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar atë dhe pesë-gjashtë persona të tjerë gjithashtu. Nuk e prekëm, sepse qafa e tij ishte në një pozitë të keqe dhe kishim frikë se mos i përkeqësonim gjërat, por telefonuam 118. Ai po merrte ende frymë edhe pse me shumë gulçim."