SHBA: Sulmet ruse kanë bashkuar më tepër perëndimin

Forcat ruse nisën sulme masive me raketa kundër Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës të hënën, në atë që Putin tha se ishte hakmarrje për bombardimin e urës së Krimesë.

"Sulmet raketore të Rusisë ndaj Ukrainës kanë nxjerrë në pah "ligësinë dhe mizorinë" e saj, por nga ana tjetër, bashkuan më tej komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Ukrainës për t'u mbrojtur", tha sot sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.

Duke folur në fillim të një takimi të përqendruar te Ukraina në selinë e NATO-s, Austin vlerësoi arritjet ushtarake të Ukrainës që nga shtatori, duke i quajtur ato "të jashtëzakonshme" dhe duke thënë se ato kishin ndryshuar dinamikën e luftës.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

"Këto fitore u përkasin ushtarëve të guximshëm të Ukrainës. Por ndihma, trajnimi dhe përpjekjet e mbështetjes së Grupit të Kontaktit për sigurinë kanë qenë jetike," shtoi ai, duke iu drejtuar mbledhjes së udhëheqësve të mbrojtjes, përfshirë ata nga Ukraina.