Biden ndërron mendje, nuk beson se Putin do përdorë armë bërthamore

Një javë pasi ngriti alarmin se Rusia do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, presidenti Joe Biden është tërhequr nga komentet e tij të mëparshme, duke thënë se nuk beson se Putin do të përdorë armë nukleare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka thënë se ai nuk beson që Rusia do të godasë me armë bërthamore Ukrainën.

"Nuk mendoj se do ta bëjë. Mendoj se është e papërgjegjshme që ai të flasë për këtë, idenë që një udhëheqës botëror i një prej fuqive bërthamore më të mëdha në botë, thotë se mund të përdorë një armë bërthamore taktike në Ukrainë", tha Biden.

Presidenti u tërhoq nga komentet e mëparshme që paralajmëronin asgjësim bërthamor në Ukrainë.

Javën e kaluar, Biden deklaroi se tensionet bërthamore ishin në pikën e tyre më të lartë që nga kriza e raketave kubane të viteve 1960.

KËTU LAJMET MINUTË PAS MINUTE

I pyetur për të komentuar ato deklarata, zoti Biden vuri në dukje përllogaritje të gabuara të mundshme.

Që kur Biden paralajmëroi përdorimin e armëve bërthamore, administrata amerikane ka thënë se nuk ka shenja për përdorimin e tyre nga Moska.