Shpërthimi i urës në Krime, mes viktimave edhe gjyqtari rus që ka gjykuar vajzën e mikut të Putin
Mediat ruse kanë publikuar emrat e katër personave të vrarë në shpërthimin e urës së Kerçit në Krime, për të cilën Putini ka fajësuar shërbimet sekrete të Ukrainës.
Mes të vdekurve ishte edhe gjyqtari 42-vjeçar Sergei Maslov , i cili, sipas të njëjtave burime, ishte shoferi i Cadillac Escalade-s së zezë që shihet në video e që po kalonte pranë kamionit që përmbante eksploziv.
Gjykatësi rus ka kryesuar më parë çështjet që përfshijnë vajzën e bashkëpunëtorit të ngushtë të Putinit, Ramzan Kadyrov, si dhe Gazprom .
Thuhet se Maslov u tha kolegëve se po shkonte me pushime në Krime , ku kishte një pronë.
Një kanal në Telegram argumentoi, megjithëse pa prova, skenarin se makina e gjyqtarit rus ishte ajo që transportonte eksplozivët nga njëra anë për shkak të çështjeve që ai trajtonte dhe nga ana tjetër për shkak të makinës që drejtonte e kombinuar me fakti se automjeti i tij nuk do të kontrollohej nga forcat e sigurisë në urë.
Së bashku me gjyqtarin rus edhe historiani 53-vjeçar Eduard Chuchakin dhe gruaja e tij 33-vjeçare, Zoya Sofronova dhe gjimnasti 26-vjeçar Gleb Orgetkin ishin në makinë dhe humbën jetën.

