Raketa kalon hënën e plotë, shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2022, 08:00
Një imazh spektakolar tregon momentin kur një raketë SpaceX niset për në hapësirë. Raketa ka kaluar shumë pranë hënës së plotë, duke patur në sfond një pamje mahnitëse.
Shfaqja erdhi ndërsa kompania hapësinore e Elon Musk lëshoi raketën e saj Falcon 9 në misionin e saj të 14-të të shtunën.
Në videot e postuara, raketa mund të shihet duke eksploruar qiellin e natës duke lënë flakë e tym pas, drejtpërdrejt përballë një prej kratereve të Hënës.